Kardashian akuzojnë Ritën për problemet e vëllait!

By

Familja e njohur Kim Kardashian kanë vënë sërish në qendër të medias lidhjen që ka pasur dikur ylli shqiptar Rita Ora me Rob Kardashian.

Ky i fundit është diagnostifikuar me diabet pas shtimit të 45 kilogramëve dhe ka prishur raportin me familjen e tij. Për këto probleme Kourtney Kardashian, ndoshta për të shfajësuar veten, në një deklaratë ka hedhur fajin tek ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Kjo nuk është hera e parë që familja Kardashian kanë akuzuar Ritën por që kjo e fundit nuk i është kundërpërgjigjur as edhe një herë të vetme.

Kujtojmë se Rita dhe Rob u ndanë përmes një ‘cicërime’ në Twitter ku ai shkruante se Rita e kishte tradhëtuar me rreth 20 të tjerë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm