Është koha që Rita Ora dhe partneri i saj të shkëlqejnë!

By

MTV një çift në MTV EMA 2022 pasi Rita Ora dhe Taika Waititi janë vendosur të jenë nikoqirë për ceremoninë, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga Düsseldorf, Gjermani, të dielën, më 13 nëntor.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 170 vende dhe në Pluto TV në territore të zgjedhura në të gjithë SHBA, Amerikën Latine dhe Evropë. Do të jetë gjithashtu i disponueshëm për t’u transmetuar në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht duke filluar nga 14 nëntori.

“Ne jemi të ngazëllyer që do të prezantojmë  MTV EMA-të e këtij viti dhe për të festuar muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota”, thanë Ora dhe Waititi, të cilët u bënë çifti i parë që prezantojnë ceremoninë e çmimeve. “Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar.” /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Artikuj të ngjashëm