Është një ndër këngët më të suksesshme të Sinan Hoxhës.
‘Bomba’ e publikuar në fund të Qershorit këtë sukses e ka reflektuar edhe në shifrën e shikimeve.
Sot janë grumbulluar 18 milionë të tilla në Youtube. E vetë këngëtari përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka falemnderuar fansat duke e konsideruar këtë fakt si shpërblim të mundit dhe lodhjes.
Ndryshe, Sinani po vazhdon turin e tij të koncerteve kudo ku flitet shqip. Pak ditë më parë ai ishte në SHBA ku madje hasi edhe në amerikanë që këndonin këngët e tij. /Prive.al/