Noizy ka mall për Leandrën ?!

By

Për reperin Rigels Rajku, vajza e tij Leandra përbën njeriun më të vlefshëm në jetë.

Megjithatë, fatkeqësisht për shkak të angazhimeve profesionale dhe distancës gjeografike, babë e bijë ndonjëherë nuk mund të kalojnë shumë kohë së bashku.

E kjo distancë me gjasë ka bërë që Noizy të ndjejë mall për Leandrën. Në profilin e tij në Facebook, reperi ka shpërndarë këngën ‘Noku vogël’ të cilën ia ka kushtuar pikërisht bijës së tij.

‘Sa shumë malli mka marrë. Më mungon shumë Noku’ – ka shkruar Rigelsi në videoklipin e shpërndarë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm