Seriali i Princit Harry dhe Meghan Markle do të transmetohet në dhjetor

By

Seriali i shumëpritur i dokumentarëve të “Netflix”-it i Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, pritet të shfaqet premierë këtë vit në dhjetor.

Fillimisht, u aludua se shfaqja do të shtyhej deri në vitin 2023, si reagim ndaj sezonit të ardhshëm të hitit të “Netflix”-it, “The Crown”.

Thuhet se prodhuesit e serialit të çiftit mbretëror u tronditën dhe vendosën ta shtyjnë dokumentarin, shkruan “Page Six”, transmeton Klankosova.tv.

Mes tjerash, u tha se kishte probleme midis Dukës e Dukeshës së Sussexit dhe “Netflix”-it pasi donin të fshinin çdo koment inkriminues që kishin bërë për Mbretin Charles III dhe disa familjarë të tjerë.

“Netflix”-i nuk ka shpallur ende një datë zyrtare të publikimit të projektit të ri nga Princi Harry dhe Meghan Markle.

Sezoni i ri i “The Crown”, tregimi i trilluar i familjes mbretërore moderne, ka tërhequr kritika të rënda kësaj radhe, pasi vjen vetëm disa javë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Skenat tregojnë mbretin e ri Charles, të luajtur nga Dominic West, duke tentuar një grusht shteti kundër nënës së tij, të luajtur tani nga Imedla Staunton, kur ai ishte Princi i Uellsit, në një takim me ish-kryeministrin britanik, Sir John Major.

Artikuj të ngjashëm