Nisin xhirimet e klipit të nxehtë të Fjolla Morinës

By

Pak kohë më parë, Prive ju njoftoi se projekti i ri nga Fjolla Morina do publikohet në fund të muajit Janar.

Kjo këngë që mësohet se do ketë fjalor mjaft eksplicit tashmë ka nisur të konkretizohet si projekt edhe në aspektin vizuel të videoklipit.

Këngëtarja ka udhëtuar në Tiranë ku po e realizon klipin me Max Production. Për veshjen e Fjollës në klip do përkujdeset stilisti Joni Peçi kurse Kaci dhe Sellma janë të përzgjedhurit për flokët dhe grimin.

Beat-i i këtij krijimi muzikor me fjalë të ndyta është bërë nga Cricketi, ‘mendja’ që qëndron pas shumë hiteve kohëve të fundit në diskografinë shqiptare.

Mbetet të shihet se me çfarë do godasë Fjolla kësaj rradhe pas ‘Syn syn’. /Prive.al

Screenshot_2016-01-10-10-14-22

 

Artikuj të ngjashëm