Audicioni i Linda Halimit në sezonin lamtumirës të American Idol, ka kaluar me shumë bujë jo vetëm tek ne që ndihemi krenarë për suksesin e saj, por edhe tek mediat amerikane.
Përpos komenteve e pëlqimeve të shumta në rrjete sociale, për Lindën ka shkruar magazina më e madhe në SHBA, ‘People’.
Në versionin online, tregohet historia e Lindës që nis me fjalinë përpos pjesëmarrjes në American Idol, Lindita Halimi ka humbur plot 68 kilogramë duke u përgatitur për audicionin e saj.
Më pas, përpos pjesës së mbipeshës, artikulli fokusin e vë edhe tek reagimi tejet pozitiv i të gjithë anëtarëve të jurisë pas perfomancës së Lindës. /Prive.al/
Shkrimin e ‘People’ për shqiptaren nga Kosova mund ta gjeni në këtë link: http://www.people.com/article/american-idol-lindita-halimi-150-pounds?xid=socialflow_twitter_peoplemag