Së fundmi, moderatorja Dojna Mema realizoi një Q&A me ndjekësit e saj në Instagram.
Mema që së fundmi është bërë nënë për herë të parë me artistin Vlashent Sata zbuloi se pse prindërit e rinj vendosën që ta quanin të birin Nolan Sol.
Në fakt, ajo tregon se ky emër është i mirë menduar sepse donin diçka që tingëllon bukur si në Shqipëri si në Francë – meqenëse i porsalinduri ka dy shtetësi.
“Ne duhet të gjenim një emër që të tingëllonte edhe në Shqipëri edhe në Francë sepse Nolan Sol ka të dyja kombësitë. Kur mendonim emra shqiptarë nuk shqiptoheshin në Francë, kur mendonim emra të bukur francez, nuk shqiptoheshin këtu. Ne kishim menduar emër komplet tjetër që në muajin e tretë të shtatzënisë, që nuk ia vumë sepse 24 orë para na thanë që është një emër që mund të ketë konotacion negativ në Francë. Emrin s’do ta them sepse sot e kësaj dite e kam pikë të dobët”- tregoi Dojna.