Një histori mjaft interesante është treguar nga Robert Berisha në edicionin festiv të emisionit Prive.
Ai tregoi se tre vite më parë teksa ishte bashkë me Norën në një klub të New York-ut, afër tyre ka qëndruar reperi amerikan Puff Daddy.
Megjithëse këtë reper nuk e njihte Roberti, Nora kishte shprehur dëshirën që të kishte një foto me të por që kërkesa e Robertit kishte hasur në përgjigjje negative nën arsyetimin e reperit se ‘nuk bën foto në publik’.
Epilogu i kësaj ngjarje ishte mjaft interesant pasi Puff Daddy me gjithë sigurimin e tij doli nga lokali pasi vërejti Robertin me rreth njëzet shqiptarë të tjerë.
Fatmirësisht, konfrontim fizik nuk kishte pasur. /Prive.al/