Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë i jep fund udhëheqjes më të gjatë të mbretërisë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Elizabeta II u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI, më 6 shkurt të vitit 1952. Ajo titullin e saj e pranoi në Westminster Abbey një vit më vonë.
Drejtimi i mbretërisë nga ajo prej 70 vitesh ishte shtatë vjet më i gjatë se ai i Mbretëreshës Viktoria.
Duke udhëhequr monarkinë në epokën e mediave sociale, ajo u bë një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara në botë, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.