Bleona dhe Angela Martini kalojnë ditën e fundit të 2015-tës me fëmijët e jetimores

By

Momentet e fundit të vitit 2015, Bleona Qereti dhe Angela Martini i kanë kaluar në mënyrë tejet të veçantë. Ato kanë vizituar jetimoren Zyber Hallulli në Tiranë.

Përshtypjet e saj, Bleona i ka zbuluar në një shkrim në Instagram ku tregon se zemra e saj i është mbushur me lumturi pas takimit me fëmijët e jetimores.

‘Angela Martini zgjodhi lodërat më të mira kurse për mua ishte dreka më e mirë e ngrënë gjatë tërë jetës sime. Fëmijët janë e ardhmja’ – ka shtuar Bleona.

Dyshja me këtë veprim që duhey ndjekur si shembull janë komplimentuar nga ndjekësit në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm