Kacafytja në zonën VIP të ‘Sunny Hill’, zbulohet këngëtari i përfshirë

By

Portali “Kryefjala” në Tiranë raportoi dje për sherr në zonën VIP të “Sunny Hill Festival” në natën përmbyllëse të organizimit.

U tha se ngjarja ka ndodhur në pjesën VIP.

Megjithatë, ajo që nuk u kuptua qe përfshirja e VIP-ave në sherr.

Burime të sigurta të Prive.al kanë bërë të ditur se në këtë kacafytje ka qenë i përfshirë këngëtari Elgit Doda. Pranë Elgitit raportohet të ketë qenë edhe aktori dhe moderatori i njohur, njëherësh miku i tij i ngushtë, Romeo Veshaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giti (@elgitdoda)

Kacafytja ka ndodhur me djalin e një biznesmeni të njohur i cili ishte i pranishëm në zonën VIP me rrethin e tij shoqëror.

Sigurimi ka ndërhyrë shpejt duke e neutralizuar situatën teksa dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për portalin tonë se kanë mbetur të habitur nga e gjithë ngjarja. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm