Shkurta Gashi vjen sot me ”Nuk të fal”

By

2015-ta ishte pa dyshim një ndër vitet më të suksesshme në karrierë për Shkurte Gashin.

Këngët e shndërruara në hite, ahengjet familjare e mbrëmjet muzikore ishin pjesë e pandashme e këngëtares gjatë 365 ditëve që po lëmë pas.

Shkurta madje ia arriti që edhe gjatë dimrit të grumbullojë fansa të shumtë në koncertet e saj. Pak ditë më parë, në koncertin e zhvilluar në Gjilan morrën pjesë mijëra persona dhe gjendja arriti deri në pikën që për mbarëvajtjen e komunikacionit shkaku i tollovisë,u desh të intervenojë policia.

Ky vit nuk do përmbyllet dosido por me një projekt që do publikohet sot pasdite. Balada e punuar në studion e Elephant do titullohet ”Nuk të fal”.

Ndryshe, 2016-ta do vijë me shumë risi e projekte nga këngëtarja. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm