Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Orinda Huta u tregoi ndjekësve se është lënduar dhe ka ndarë një porosi për të gjithë.
Në postimin që ka ndarë ajo shkroi se po ngiste një scooter me shpejtësi të parrezikshme kur ra dhe është lënduar. Ajo shkroi se lëndimi cdo ditë po shkon e po bëhet më keq dhe këto 3 ditë e ka pasur shumë të vështirë të lëvizë dhe të kryejë obligimet ditore.
Ajo ka bërë thirrje që të bëjmë kujdes kur ngasim scooter sepse në rast aksidenti lëndimet mund të jenë edhe më serioze sa ky i Orindës.
“Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën. Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”- shkruan ajo.