Numërimi prapa ka nisur.
Pas një pune kolosale që u vulos me një line up fantastik të ftuarish, nesër në Tiranë mbahet “Alpha Shou” nga Noizy, një organizim ky që tutje do bëhet i përvitshëm.
Ndër dy emrat e ftuar janë Yll Limani dhe Loredana, miqtë e liderit të OTR.
Në prova, ata ditën e sotme kanë gjetur kohë edhe për TikTok.
Dyshja kanë publikuar provat e një “Tiktoku” i cili është prishur nga Noizy.
Ky I fundit, hyn në kuadër teksa buzët e Yllit lexohen duke thënë “ik bre ti”.
Momenti plot humor është bërë viral në rrjet. /Prive.al
View this post on Instagram