Vjosa Osmani i ndan Dua Lipës titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

By

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, i ka ndarë titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës yllit shqiptar me famë botërore Dua Lipës.

Ky titull ndaj Dua-s është falenderim për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë,” shkroi Presidentja Vjosa Osmani në postimin e saj në Facebook. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm