Jeta e James Blunt, që shërbeu edhe gjatë luftës në Kosovë, do të bëhet dokumentar

By

Jeta e yllit britanik të pop-it, James Blunt, së shpejti do të vijë përmes një dokumentari.

Dokumentari për kantautorin britanik i cili qëndron pas himnit romantik të viteve 2000 “You’re Beautiful”, James Blunt fokusohet në jetën e tij dhe turneun e tij “Greatest Hit Tour 2022” në të gjithë Evropën.

Dokumentari, nga Chris Atkin, do të gërmojë në jetën e Blunt, i cili ishte dëshmitar i gjenocidit në luftën e Kosovës si ushtar i Ushtrisë Britanike.

Filmi tregon gjithashtu se si Blunt mori reagime pas suksesit të tij dhe se si u kthye si komentues në mediat sociale.

Artikuj të ngjashëm