Sezoni i ri në Shqipëri rikthen dy programe kërcimi.
“Dance with me” dhe “Dancing with the stars” do jenë përballë veçse këtë herë në dy ekranet më të mëdha, Klan dhe Top.
Prezantuesja e formatit “Dance with me”, Alketa Vejsiu u pyet së fundmi nga Prive sa i përket faktit se si ndihet me konkurencën e drejtpërdrejtë.
Ajo nënvizoi se kushdo që bën punë të mirë duartrokitet por pati një kunjë të vogël për Topin që sjell “Dancing with the stars”.
Alketa nënvizoi se ky është format që e ka bërë vet dhe e ndjen të sajin, duke rikujtuar kohën kur e moderonte saktësisht “Dancing-un” në sezonin e tij të parë në Vizion Plus.
Në një formë ose tjetrën, Alketa ka një “dorë” në këtë format që vjen për të parën herë nën autorësinë e motrave Hoxha në Top Channel në vjeshtë. /Prive.al