Vëllezërit së shpejti publikojnë këngën e përbashkët!

By

Viti 2015, pa asnjë dyshim ishte më i suksesshmi në karrierë për Mozzik dhe Getinjon.

Dy vëllezërit me këngët e tyre solo dhe bashkëpunimet arritën që të dëgjoheshin mjaft shumë kudo ku flitet shqip.

E tani, ka ardhur koha që projekti i përbashkët të publikohet. Pas një kohe relativisht të gjatë nga momenti kur u përfol një bashkim forcash mes Mozzik dhe Getinjos, me gjasë tani kënga e titulluar ”Toni Montana” është në përfundim e sipër.

Është Getinjo ai që përmes rrjetit social Facebook ka pyetur fansat se sa nga ta po e presin bashkëpunimin e tyre.

Natyrisht, fansat kanë vërshuar me komente duke u shprehur se po e presin me padurim këtë këngë që pason ”Dhezu” respektivisht ”Lavire”. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm