Loredana ka vetëm një koment për supozimet se ajo ka ndërhyrje plastike

By

Që kur Loredana krijoi më shumë prezencë në publik në industrinë e muzikës, si ndodh rëndom u aludua për ndërhyrje plastike.

Disa nga aludimet përfshijnë edhe thashethemet se ajo bërë ndërhyrje në hundë.

Ndonëse ajo nuk i ka adresuar thashethemet asnjëherë sa i përket këtyre pretendimeve, së fundmi Loredana tha se hunda e saj është e ‘vërtetë’.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo shkroi, “Hunda ime është e vërtetë”, duke nënkuptuar se ajo asnjëherë nuk i është nënshtruar rinoplastikës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm