Ish-konkurrenti i “Për’puthen” në lidhje: “Në gusht do të bëj fejesë të madhe”

By

Ndonëse “Për’puthen” ka mbaruar pjesëmarrësit vazhdojnë të kenë vëmendje të madhe.

I fundit që ndau një lajm të bukur pasi doli nga emisioni pa dashurinë e jetës është djaloshi nga Turqia, Melik Balkici.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ai konfirmoi se është në lidhje të lumtur me një nga miket e tij më të mira. Lidhja sipas tij filloi pas daljes nga emisioni ndonëse dyshja kishin vite që njiheshin.

“Jeta ime shkon shumë bukur. Jam në një lidhje me një vajzë nga Vlora. Kemi kohë që njihemi, edhe më parë njiheshim po nuk kishim këtë marrëdhënie. Jemi njohur që para Përptuhen por kemi pasur raporte miqësore.

Nuk do të ketë një profil publik edhe para se të publikoja fotot mezi ia mbusha mendjen. Ajo nuk do të bëhet e famshme, thjesht që të jetë e lumtur. Jemi prezantuar edhe me familjarët, bashkëjetojmë bashkë. Po shkon shumë mirë, jemi si shokë.”- tha Meliku.

Gjithashtu, ai shtoi se në gusht ai planifikon të ketë një fejesë të madhe me gruan që dashuron dhe të dy planifikojnë që të kenë shumë fëmijë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm