Aktorja e njohur zbulon dashurinë e re në jetën e saj: Gjeta ‘Princeshën time të Disney’

By

Rebel Wilson po ndan dashurinë e saj të re me botën.

Të enjten, aktorja e Senior Year, postoi një foto në Instagram duke buzëqeshur së bashku me të dashurën e saj Ramona Agruma, duke zbuluar në mbishkrimin, “Mendova se po kërkoja një Princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Disney princeshë.

View this post on Instagram

A post shared by Rebel Wilson (@rebelwilson)

Një mik i thotë PEOPLE: “Rebelja është në një vend të mrekullueshëm dhe nuk e kam parë kurrë më të lumtur.”

Muajin e kaluar, Wilson i tha PEOPLE për lidhjen me partnerin e saj të ri “nëpërmjet një miku”, megjithëse ajo nuk zbuloi se kush ishte dashuria e saj në atë kohë.

Edhe pse e enjtja shënoi debutimin zyrtar të Wilson dhe Agruma si çift, dyshja në fakt janë parë së bashku në disa raste gjatë muajve të fundit, duke bërë një paraqitje të përbashkët në tapetin e kuq në festën e ‘Oscars Vanity Fair’ në muajin mars.

Artikuj të ngjashëm