Dua Lipa rrëzohet në skenë në koncertin e Milanos (VIDEO)

By

Teksa po vazhdon turin e koncerteve në Europë, Dua Lipa ka përjetuar një moment në skenë të cilit nuk i shpëton thuajse askush.

Gjatë performancave të saj shpërthyese që kërkojnë gjithnjë koreografi të komplikuar, këngëtarja është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Milano dhe është shpërndarë nga të pranishmit por edhe mediat italiane, i kapur në kamera.

Dua çohet shpejt në këmbë dhe vazhdon të gjithë koncertin sikur të mos kishte ndodhur asgjë, brenda pak sekondave.

Momenti i plotë vjen në vijim për ju. /prive.al

Artikuj të ngjashëm