Ju sjellim një mori arsyesh pse ju duhet ta konsumoni domaten çdo ditë!

By

Domatet janë të lidhura me një përbërës të quajtur likopen, i cili ka përfitime të shumta shëndetësore. Në fakt, çdo perime ose frut i kuq përmban pak likopen – një substancë që u jep atyre ngjyrën e tyre të kuqe të ndezur.

Por domatet përmbajnë më shumë likopen se perimet e tjera, me një domate mesatare që përmban rreth 2-3 gram. Është interesante se lëngu i domates përmban dukshëm më shumë likopen sesa domatet e papërpunuara.

Më poshtë listohen të gjitha arsyet pse është mirë për shëndetin tuaj të konsumoni domate më rregullisht:

  • Domatet mund të mbrojnë lëkurën tuaj,
  • Janë shumë të mira për shëndetin e zemrës,
  • Domatet mund të përmisojnë të pamurit,
  • Ato përforcojnë sistemin tuaj imunitar dhe eshtrat tuaja,
  • Ndihmojnë në rregullimin e humorit,
  • Domatet janë të mrekullueshme për flokët tuaj dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.
  • Mbrojnë shëndetin e mushkërive dhe atë oral.

Artikuj të ngjashëm