Ronela mahnit në Turin! Këngëtarja tregon çfarë simbolizon veshja e saj

By

Ronela Hajati ka realizuar sot një konferencë për shtyp në Turin ku ka folur rreth pjeswmarrjes sw saj nw Eurovision.

Ajo që rrëmbeu më shumë vëmendje ishte veshja e këngëtares shqiptare e cila u shfaq me një fustan të bardhë të gjerë që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve që i kishte lënë jashtë.

E pyetur rreth veshjes nga gazetarët, Ronela tha:

“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni.”

Këto kohë Ronela është bullizuar në rrjetet sociale lidhur me trupin e saj, gjë e cila nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e gazetarëve.

“Të bullizosh njerëzit shkon përtej edukimit. Ka të bëjë me të qenit i ligë dhe njeri i vogël. Duhet të ndryshojnë, të shikojnë jetën e tyre dhe të jenë pozitivë sepse ne edhe kur bëjmë sikur nuk na intereson, sërish prekemi nga fjalët. Unë nuk jam këtu për tu gjykuar por për të kënduar. Nëse të pëlqen kënga dëgjoje, nëse jo fike. Kjo gjë duhet të marrë fund por kam frikë se nuk do ndodhë përsa kohë kemi mundësi të shkruajmë çdo gjë pas telefonave tanë. Çdo njeri është i bukur dhe duhet ta shoh bukurinë e vërtetë në pasqyrë jo tek ajo që thonë të tjerët.”- u shpreh ajo kur u pyet për komentet online.

Artikuj të ngjashëm