Kryeministri shkoi tek Bad News Eagles

By

Ekipi kosovar Bad News Eagles bëri bujë kur arriti të kualifikohej në turneun ndërkombëtar CS:GO që do të mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Ata u shprehën të gëzuar nga vizita e kryeministrit, duke thënë se kanë biseduar për përmirësimin e sporteve elektronike në Kosovë.

“Sot ishte një ditë e veçantë”, shkruan faqja e Bad News Eagles në Instagram.

“Ne u nderuam me praninë e kryeministrit të Kosovës. Ne patëm disa prej bisedave më të mrekullueshme se si ta përmirësojmë esportsin në rajonin tonë”.

“Faleminderit Albin Kurti për këtë ditë!”.

Artikuj të ngjashëm