James Corden mërziti fansat me lajmin e fundit

By

James Corden me shumë emocione tha se do të largohet nga emisioni i tij vitin e ardhshëm, duke e quajtur atë “një kohë të mirë për të vazhduar dhe për të parë se çfarë tjetër mund të vijë”.

Komediani 43-vjeçar anglez njoftoi vendimin e tij gjatë regjistrimit të episodit të së enjtes të The Late Late Shoë, të cilin ai filloi ta prezantonte në vitin 2015.

“Kur fillova këtë rrugëtim, do të ishte gjithmonë kështu. Do të ishte një udhëtim, një aventurë. Nuk e pashë kurrë atë si destinacionin tim përfundimtar”, tha ai.

Corden, i cili nuk ofroi detaje se çfarë drejtimi mund të marrë karriera e tij më pas, tha se emisioni i mbrëmjes së vonë “ka ndryshuar jetën time”. “Jam shumë krenar për atë që kemi arritur. Ka qenë përtej ëndrrave të mia”.

Corden mori vendimin për t’u larguar në fund të sezonit të tetë, pavarësisht përpjekjeve më të mira të drejtuesve të CBS, të cilët i thanë ekskluzivisht DailyMail.com se “ata u përpoqën me dëshpërim ta mbanin atë për më gjatë”.

Artikuj të ngjashëm