Noizy i gëzohet suksesit të radhës!

By

“Mi Amor” është bashkëpunimi muzikor nga Dhurata Dora dhe Noizy që u publikuar verën që lamë pas dhe rezultoi mjaft i pëlqyer nga ndjekësit e të dy artistëve.

Për 9 muaj publikimi, kënga ka arritur shifrën e 80 milionë klikimeve në platformën Youtube.

I lumtur Noizy për këtë sukses, Noizy ndau një postim me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, ku shkroi, “Jeni gati për diçka të re”.

Këngëtari nuk dha detaje të reja, por si duket shumë shpejtë do të sjellë diçka të re për ndjekësit e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm