Fero u rikthye në ‘shtëpinë e vjetër’ dhe ja çfarë po sjell për fansat e tij

By

Fero nisi karrierën e tij nën ombrellën e “On Records” ku pati edhe sukseset e para në muzikë.

E në gusht të vitit 2019, ai u largua nga kompania e “On Records”.

Reperi dhe menaxheri Mehmet Elshani u ndanë në mënyrë paqësore dhe Fero vazhdoi karrierën si solo artist.

Por ka ndryshime dhe këtë reperi e njoftoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Më 23 mars ai ka bërë të ditur se është rikthyer sërish në shtëpinë e vjetër.

Rikthimi i tij në muzikë nën petkun e menaxhmentit të mëparshëm po vjen shumë shpejt dhe reperi ka ndarë edhe një sekuencë të shkurtër të këngës që do të publikohet.

Sipas postimit të tij më të fundit, Fero rikthehet këtë të shtunë me këngën e re. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm