Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku muaj më parë ishte në qendër të shtypit botëror për shkak të jetës së saj private.
Dushku i dha fund lidhjes disa vjeçare që kishte. Që atëherë nuk u përfol më për anën personale të saj por që sot ajo ka bërë një deklaratë ku ka treguar se kush i vodhi zemrën.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë lidhje të re por për një dashuri ndaj fëmijëve. Dushku e cila po qëndron në Republikën Domenikane ka thënë se: “Djali i veshur në blu u shfaq tek makina dhe ma vodhi zemrën”.
Aktualisht Eliza është duke xhiruar disa filma në të cilat do të jetë protagoniste.