Aktorja e njohur thotë se nuk do të martohet më kurrë

By

Kaley Cuoco është e hapur për romancë pas ndarjes së saj nga Karl Cook, por thotë se nuk ka në plan të martohet sërish pasi divorci i tyre të finalizohet.

“Unë nuk do të martohem më kurrë”, tha shkurtimisht aktorja në intervistën për xhirimet e saj të kopertinës në muajin prill.

“Do të doja të kisha një marrëdhënie afatgjatë ose një partneritet. Por nuk do të martohem më kurrë”, ka përsëritur ajo. “Absolutisht jo. Mund ta vendosni fjalë për fjalë në kopertinë”.

Cuoco paraqiti kërkesë për divorc nga Cook në Gjykatën e lartë të Los Angeles në shtator 2021.

Po atë ditë, të dy konfirmuan se po ndaheshin në një deklaratë të përbashkët për Page Six.

“Megjithë dashurinë dhe respektin e thellë për njëri-tjetrin, ne kemi kuptuar se rrugët tona aktuale na kanë çuar në drejtime të kundërta”, thuhet në deklaratë.

“Ne e kemi marrë këtë vendim së bashku përmes një sasie të madhe respekti dhe konsiderate për njëri-tjetrin dhe kërkojmë që ju të bëni të njëjtën gjë duke kuptuar se ne nuk do të ndajmë asnjë detaj shtesë ose nuk do të komentojmë më tej”.

 

Artikuj të ngjashëm