Pati një moment shumë të sikletshëm mes Megan Fox dhe të fejuarit të saj në tapetin e kuq

By

Megan Fox dukej sikur nuk ishte në humor për përpjekjen e Machine Gun Kelly pwr ta puthur teksa po përgatitej të ecte në tapetin e kuq në 2022 Daily Front Row Awards.

Në pamjet e shpërndara nga Footwear News në Instagram, ylli i “Transformers” duket e irrituar teksa i fejuari i saj qëndron pas saj dhe i mbështjell krahët rreth saj. Si përgjigje, Fox e anashkalon dhe e shikon shtrembër.

Akoma më e sikletshme për gjithë ndërveprimin është se rokeri i “Bloody Valentine” qesh me mospërfilljen e nuses së tij të ardhshme.

Fansat ishin të shpejtë për të vënë në dukje se sa e qartë ishte që Fox nuk donte “asgjë” të bënte me Kelly. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm