Einxhel Shkira merr dhuratë me dedikim të veçantë nga motra e DJ Dagz

By

Historia e bukur e dashurisë që nisi brenda Big Brother, po vazhdon edhe jashtë mes Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

Einxhel përveçse fitoi dashurinë brenda shtëpisë, tani jashtë ajo ka fituar edhe një mikë të mirë që është motra e DJ nga Prishtina, Aurora.

Kjo e fundit i ka dërguar moderatores një tufë të madhe me lule ku nuk mungoi edhe një dedikim i fjalëpak por shumë domethënës.

Tufën me lule Aurora e shoqëroi me një pusullë ku shkruan, “Ti lëviz male. Për ty Einxhel”.

Ka qenë moderatorja ajo që e ka ndarë këtë dhuratë modeste por domethënëse me ndjekësit e saj ku shkruan: “Nga lulja më e bukur”, referuar Aurorës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm