Rina Balaj zhvendoset në këtë vend të Evropës?

By

Të premten, Rina Balaj publikon projektin e ri muzikor.

Këngëtarja ka zbuluar se kënga me titull ‘Demon’ del më 25 mars dhe tha se mezi pret ta ndajë me publikun.

Pas lajmit të mirë që ajo ka dhënë, këngëtarja realizoi edhe një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Ata që e ndjekin me shumë adhurim e dinë se këngëtarja po qëndron për disa kohë në Greqi bashkë me të dashurin e saj Sin Boy.

Një nga ata e pyeti se nëse ajo është zhvendosur atje dhe këngëtarja u përgjigj se vetëm është, “Momentalisht në Greqi”.

Ndërsa një tjetër e pyeti se a planifikon ajo të bëjë ndonjë koncert në shtetin helenik dhe Rina u përgjigj se ajo po planifikon një ‘festival’. /Prive.al

No description available.

No description available.

Artikuj të ngjashëm