Kylie Jenner martohet fshehurazi? (FOTO)

By

Ylli televiziv, Kylie Jenner, ka nxitur thashetheme të mëdha se është martuar me reperin Travis Scott.

Të enjten, Jenner ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shihet dora e saj dhe dy unaza me diamant që duken si unaza të martesës.

Pas kësaj, adhuruesit e çiftit në rrjete sociale kanë përhapur aludime se ata të dy mund të jenë kurorëzuar në një ceremoni martesore, por duke e mbajtur të fshehur nga mediat.

Po ashtu, edhe në vitin 2018 ishin përhapur dyshimet se çifti mund të jenë martuar, por ata asnjëri nuk e pranuan këtë, shkruan Pagesix.

Artikuj të ngjashëm