Cili ishte roli i Elsa Lilës në grupin e trafikut të drogës?

By

Sot u bë e ditur se në Itali është arrestuar këngëtarja e njohur Elsa Lila.

“Mes të arrestuarve është dhe një këngëtare shumë e njohur në vendlindjen e saj dhe boksieri Petrit Bardhi, tashmë i përfshirë në një tjetër operacion”, shkruan La Republica.

Sipas mediave, Lila mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës, pasi menaxhonte një lokal të lojërave të fatit.

Operacioni i antidrogës, u zhvillua sot në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge.

Aktualisht vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias. Pas hekurave ka përfunduar boksieri Petrit Bardhi, alias “Titty”, mik i ngushtë i Arben Zogut “Riccardino”, një tjetër boksier, Orial Kolaj, i quajtur “bateria e Ponte Milvio”. Riccardino dhe Titty ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.

 

 

Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilia për tu mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionimit të grupit. Ata kishin edhe baza logjistike për ruajtjen e drogës, duke përfshirë një dhomë të madhe bodrumi, e vendosur në zonën e Torrevecchia, e përdorur nga grupi si një “magazinë qendrore”.

Artikuj të ngjashëm