“Latina” mban titullin projekti i fundit muzikor i 2Ton, që shënoi suksese që në ditët e para të publikimit të tij.
Kënga e cila u publikua muajin e kaluar, ka arritur të marrë mbi 2 milionë klikime në platformën Youtube.
Por 2Ton nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq!
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai paralajmëroi projektin e ri muzikor, ku edhe ndau disa sekuenca nga kënga e tij e re.
“Së shpejti, së shpejti, Katran,” shkroi në mbishkrimin e videos së tij.
Detaje të tjera rreth këngës 2Ton nuk ka dhënë, por deri në atëherë na mbetet të presim për këngën e re. /Prive.al