Duke shkëmbyer puthje, Fifi nuk kursen dedikimet e dashurisë për Adisin

By

Pas paraqitjes publike ku shkëmbyen puthje e përqafime përpara shumë të pranishmëve në një mbrëmje muzikore ku Fifi performonte, ajo dhe Adisi nuk kanë kursyer fotografitë e përbashkëta në rrjete sociale.

Çifti duken shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit dhe këtë e dëshmoi edhe një herë postimi më i ri nga Fifi.

Ajo ndau dy fotografi në një postim në Instagram, ku çifti shihen shumë të dashuruar duke shkëmbyer puthje. Postimi nuk u shpërnda edhe pa një dedikim dashurie nga Fifi për Adisin.

“Përtej gjithësisë , me ty 🫀 vetëm ty @adispatushi!”, shkroi ajo në postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm