Çifti i famshëm po bëhen prindër për herë të dytë (FOTO)

By

Sophie Turner dhe Joe Jonas thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, raportojnë disa media.

Çifti, të cilët tashmë janë prindër të Willas 1-vjeçare, ndezën për herë të parë thashethemet për shtatzëninë në shkurt, kur Turner u fotografua në Los Angeles duke mbajtur barkun e saj.

Nuk është për t’u habitur pasi që dyshja e mbajtën gjithashtu të fshehtë shtatzëninë e parë.

Lajmet shpërthyen për shtatzëninë e parë të Turner në shkurt 2020 kur ajo u pa me barkun e saj gjatë një shëtitje. Sidoqoftë, çifti nuk njoftoi asgjë derisa përfaqësuesit konfirmuan lindjen e Willa në korrik 2020.

Çifti filloi të takohej në vitin 2016 dhe njoftoi fejesën e tyre në vitin 2017, por nuk e bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift deri në vitin 2018.

Çifti u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas në maj të vitit 2019 dhe patën një ceremoni të dytë luksoze në Château de Tourreau të Francës më vonë atë verë.

Artikuj të ngjashëm