Janë bërë disa javë që spektakli i madh i Big Brother Vip ku shpall Ilir Shaqiri si banori i parë, ka përfunduar.
Gradualisht, banorët po i rikthehen rutinës së tyre të përditshme, ndërkohë që Sara po vendos një rutinë të re tani që në jetën e saj e ka edhe DJ Pm.
Që pas daljes nga shtëpia, ish-banorja dhe blogerja ka qëndruar afër ndjekësve të saj me përditësime dhe postime të reja në rrjete sociale.
Së fundmi, në një bisedë virtuale, ajo ka zbuluar sesi po i kalon këto ditë, si shkon raporti e të tjera detaje.
Po ashtu ndjekësit e kanë pyetur, nëse ka pasur komunikim me Trixën dhe ajo tha se vetëm me mamanë e saj.
“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”,– ka shkruar Sara. /Prive.al