Rusia do të lejohet të konkurrojë në Eurovizionin e këtij viti, pavarësisht pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.
Organizatorët thanë të enjten se aktualisht po planifikojnë të mirëpresin artistë nga Rusia dhe Ukraina në ngjarjen e 2022.
Ata e përshkruan konkursin vjetor në maj si një “ngjarje kulturore jopolitike që bashkon kombet dhe feston diversitetin përmes muzikës”.
“Ne sigurisht që do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, shtuan ata në një deklaratë. /Prive.al