Fansa, keni lajme të mira nga Rihanna!

By

Fansat i janë lutur Rihannës për muzikë të re për vite me radhë dhe tani ata janë të shqetësuar se a duhet të presin më gjatë për këngë të reja ndërkohë që ajo është shtatzënë.

Por, mos kini frikë, sepse këngëtarja ka siguruar që këngë të reja po vijnë.

33 vjeçarja, kohët e fundit zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin A$AP Rocky.

Pavarësisht se sa e ngarkuar është bërë jeta e saj, Riri ka këmbëngulur se bërja nënë nuk do ta pengojë atë të publikojë vazhdimin e saj të shumëpritur të Anti të 2016-ës.

Ajo i tha Entertainment Tonight: “Epo, po. Do të ketë muzikë të re nga unë”.

Kur u pyet me shaka nëse do të lëshojë ninulla, ajo qeshi: “O zot, jo një ninullë. Fansat e mi do të më vrisnin që kanë pritur kaq gjatë për një ninullë”.

Artikuj të ngjashëm