Mediat serbe e quajnë ‘skandaloze’ këngën e re për UÇK-në, reagon Leonora Jakupi

By

Ashtu siç Prive kishte raportuar javën që lëmë pas, dy ditë më parë, Leonora Jakupi lansoi këngën e re “Komandant”.

Kënga i dedikohet përpjekjeve heroike të popullit shqiptar për të luftuar pushtimin serb por këtë mediat serbe e quajtën ‘skandaloze’ dhe ushtarët e UCK-së ‘terroristë’.

Një artikull i publikuar në një nga mediet serbe nis me titullin, “Skandal! Këngëtarja shqiptare vë kapelën me logon e UCK-së dhe këndon në lavdi të terroristëve të UCK-së”.

Në lidhje më këtë artikull ka reaguar edhe këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka ndarë një screenshot të lajmit ku shkruan, “Skandal jo, po krenari. Terroristë jo, po çlirimtarë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm