Kylie Jenner zbulon emrin e djalit të saj

By

Kylie Jenner përmes një postimi në Instagram Stories të premten, zbuloi emrin e djalit të saj  të porsalindur i cili është Wolf Webster.

Kylie e cila solli në jetë fëmijën e saj më 2 shkurt, priti katër ditë para se të njoftonte ardhjen e tij në botë, duke postuar një foto të dorës së tij së bashku me datën e lindjes dhe një zemër blu që tregonte gjininë e bebes.

Kylie bëri çmos për të shijuar qetësinë para se të mbërrinte vëllau i Stormit, tha një burim për E! News.  “Ajo është duke u shoqëruar me familjen e saj dhe disa miq të ngushtë dhe vetëm po bën fole derisa të vijë fëmija,” tha burimi në dhjetor. “Asaj i pëlqen të jetë në shtëpi dhe ka bërë gati çerdhen”.

Dhe partneri i saj ka qenë aty në çdo hap. “Travis ka qenë pranë saj dhe ka qenë shumë mbështetës gjatë shtatzënisë së saj”, vuri në dukje burimi i brendshëm. “Ata kanë qenë padyshim të pandarë dhe të mbështetur tek njëri-tjetri. Të dy janë të emocionuar për ardhjen e bebit”.

Sa i përket Stormit, ajo mezi priste të takonte vëllanë e saj. Burimi shpjegoi, “Ajo është plotësisht e vetëdijshme dhe është shumë e emocionuar”.

Artikuj të ngjashëm